Monday, July 20, 2020

E lodhur. [8 Mars 2020]

Jam e lodhur nga njerëzit.
E keni parasysh lodhjen shpirtërore?
Shpirti im do pushim.
Pushim nga çdo njeri që e bën të ndihet i lodhur, i dërrmuar, i copëtuar.
Pushim nga dobësia e vet, tendenca për t'u afeksionuar pas atyre që nuk e meritojnë.
Pushim nga momentet kur kapërdin lotët që i mblidhen në fyt.
Pushim nga çdo rast kur mendja fillon e stërmendon çdo situatë e çdo njeri.
Pushim nga çdo lloj ndjenje.
Jam e lodhur, më kuptoni?

No comments:

Post a Comment