Jepini moral atyre që kanë ide të prapambetura, atyre që mbështesin racizmin apo dhunën dhe shtypjen e femrave, jo atyre që e ngrenë zërin për këto raste. Bota është vend tepër i keq dhe sjellje të tilla toksike thjesht sa i hedhin më shumë benzinë zjarrit.
Nëse ke një portal dhe ndjekës në internet përdore akoma më shumë. Por ndryshimi dhe kontributi fillon në atë që ti bën për komunitetin tënd.
Ndonjëherë nuk di ç'të them se gjithmonë do dalë dikush që do kërkojë të më qepë gojën. Por nuk e qep. Sidomos për faktin që nëse lind femër, je automatikisht e mallkuar për gjithë jetën. Do thoni ju "ka raste që i jepen përparësi femrave". Ok, por shumë të rralla. Dhe 99% e këtyre rasteve femrës i kërkohen favore seksuale. Pse? Se jetojmë në një botë maskiliste. Në një botë kur vajzat, sapo fillojnë të ecin e të flasin, i "edukojnë" me ide të tipit "bëhu gocë për shtëpi", "mos e ngri zërin", "s'të ka lezet se je gocë", mos kështu, mos ashtu. Djemve u thuhet "gjej ndonjë të dashur, kape ndonjërën", ndërsa gocat të mos guxojnë as të flasin se pupupu, turp kush i sheh, mos dhëntë "perëndia" që një vajzë të flasë me djem qoftë edhe thjesht për detyrat apo të ketë miqësi të sinqerta. Djemtë le t'a ndezin ndonjë fije cigare se ashtu duken më "maço", ndërsa vajza as të shoqërohet me ata që pijnë cigare se "do e heq nga shkolla e s'e lë të dalë më nga pragu i derës".
I kam përjetuar në lëkurën time këto, prandaj flas. Kam 24 vite jetë që pyes Nënën Natyrë pse më bëri femër. Jam e lodhur.
Në protesta nuk shkoj dot, por nëse mundem sadopak të ndryshoj idetë e njerëzve në komunitetin tim, atëherë do e bëj. Dhe këtë gjë duhet t'a bëni edhe ju. Kaq kisha.
Just a place where I can rant about my life and my fucked up mental health.
Tuesday, August 11, 2020
August 3rd 2020.
I don't have anything to get excited for.
Anything to look forward to.
Nothing excites me. Nothing makes me happy.
I'm like that song: Waiting for a light that never comes.
Maybe I missed it and it's already gone out.
Who cares? Maybe I do.
Anything to look forward to.
Nothing excites me. Nothing makes me happy.
I'm like that song: Waiting for a light that never comes.
Maybe I missed it and it's already gone out.
Who cares? Maybe I do.
Subscribe to:
Posts (Atom)